• e mërkurë, 03 korrik 2024

MPB: Në lumin Lepenc gjendet automjeti me trupat e pajetë të tre shtetasve të Kosovës

MPB: Në lumin Lepenc gjendet automjeti me trupat e pajetë të tre shtetasve të Kosovës

Shkup, 18 qershor 2023 (MIA) - Është gjetur makina e tipit "bmv" me targa të Kosovës dhe trupat e pajetë të tre personave në lumin Lepenc në afërsi të vendit ku ra dje pasdite pas një aksidenti të komunikacionit, konfirmojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Nga ana e nëpunësve policor të Njësisë speciale antiterroriste 'Tigra' sot në lumin Lepenc janë gjetur tre personat e kërkuar pas aksidentit të djeshëm në rrugën Shkup -VK Bllacë", informon MPB-ja.

Nga atje thonë se është gjetur edhe automjeti “bmv” me të cilin janë transportuar, ndërsa konfirmohen informacionet e mëparshme se me urdhër të prokurorit publik, shoferi i automjetit “folksvagen turan” B.B. është privuar nga liria dhe mbajtur për procedurë të mëtejshme.

Ndryshe, pasditen e djeshme në automjetin e tipit "bmv" me targa të Kosovës ka goditur një automjet "folksvagen turan"  me targa të Shkupit pas së cilës automjeti ka rënë në lumin Lepenc. Në të ndodheshin katër udhëtarë, anëtarë të një familje, ku një djalë 21-vjeçar është shpëtuar dhe dërguar në SPQ “8 Shtatori” në Shkup. Në automjet kanë qenë edhe nëna, babai dhe vëllai i tij 16 vjeçar.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR