• e mërkurë, 20 nëntor 2024

MPB në koordinim me Ambasadën e SHBA-së zbatoi stërvitje taktikë "Mjellma 2023“

MPB në koordinim me Ambasadën e SHBA-së zbatoi stërvitje taktikë

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot informoi se MPB-ja në koordinim me Ambasadën e SHBA-së ka zbatuar stërvitjen taktikë "Mjellma 2023", që, siç theksoi, paraqet edhe një vërtetim si për miqësinë dhe patneritetin e ndërsjelë, ashtu edhe për kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO-Aleancën më të fuqishme politikë dhe të sigurisë.

"E çmojmë fuqishëm mbështetjen, të cilën partneri ynë strategjik SHBA-ja na japin përmes Ambasadës amerikane në të gjitha proceset që do të thonë shtet i sigurt dhe i avanvuar, sidomos në proceset eurointegruese.

Me këtë partneritet, me vendimet nkurajuese shtetërore, me të cilat e kemi mbrojtur identitetin nacional edhe me politikat funksionale të dialogur dhe mirëkuptimit, sot Republika e Maqedonisë së Veriut është faktor i stabilitetit dhe i sigurisë në rajon dhe Evropë, shktoi Spasovski në postimin në Fejsbuk.

Ai theksoi se miqësia me SHBA-në është garanci për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, por edhe të rajonit.

"Aq më tepër që reflekton edhe bashkëpunimin e intensifikuar ekonomik dhe interesin e madh për të investuar në vend. Falë ambasadores amerikane, Angela Ageler, për mbështetjen e vazhdueshme në bashkëpunimin e ndërsjellë, për të cilin siguroj se do të vazhdojë me të njëjtin intensitet", shtoi Spasovski. mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR