• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB: Mos bini pre e porosive të rreme elektronike në emër të MPB-së, bëhet fjalë për përpjekje për mashtrim në suaza ndërkombëtare 

MPB: Mos bini pre e porosive të rreme elektronike në emër të MPB-së, bëhet fjalë për përpjekje për mashtrim në suaza ndërkombëtare 
Shkup, 9 shkurt 2023 (MIA) - Këto ditë në MPB kanë ardhur denoncime nga qytetarët për porosi eletronike të pranuara kinse në emër të ministrit të Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me zyrën e policisë së Europolit, në të cilën në lloj të ftesës për paraqitje në gjykatë nga ana e Sektorit për Kundërvajtje, pranuesi i porosisë njoftohet se është mjet i kinse procedurave juridike për një varg veprash të trilluara penale, të cilat nuk i ka bërë, informojnë nga MPB-ja. Gjatë kësaj, pranuesi i porosisë thirret që ta kontaktojë dërguesin e porosisë përmes një linku në uiber.
 
MPB i njofton qytetarët se bëhet fjalë për porosi të rreme e cila nuk është dërguar nga ana e MPB-së, e as nga ndonjë institucion tjetër për zbatimin e ligjit. 
 
"Këto porosi elektronike janë përpjekje klasike për mashtrim në të cilën qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të dërguesit në mënyrë që t'i abuzojnë më tej. Për këtë arsye apelojmë për vëmendje të veçantë, që të mos hapen këto porosi, e aq më pak të kontaktohet dërguesi përmes linkut të dhënë dhe të shpërndahen të dhënat personale që do të kërkohen. Gjithashtu ju paralajmërojmë që të mos hapni linqe dhe skedarë që dërgohen si bashkëngjitje në porositë elektronike që vjen nga një dërgues i panjohur, me qëllim për të mbrojtur sistemin tuaj kompjuterik nga softuer dashakeq" , thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Njëherësh, nga atje informojnë se përpjekjet e këtilla për mashtrim janë në suaza ndërkombëtare, duke pasur parasysh se porosi elektronike me përmbajtje të ngjashme gjatë periudhës së kaluar u ishin dërguar edhe qytetarëve në vendet e rajonit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR