• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB: Kërcënimet ndaj një gjykatësi të Gjykatës kushtetuese ishin përmes rrjetit social

MPB: Kërcënimet ndaj një gjykatësi të Gjykatës kushtetuese ishin përmes rrjetit social

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Kërcënimet ndaj një gjykatësi të Gjykatës kushtetuese të cialt sot i paraqiti kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, ishin përmes rrjetit social, ndërsa ato i kishte bërë personi S.I., informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Sot (24.06.2024) rreth orës 12, kryetari i Gjykatës kushtetuese D.K. në Sektorin për krim kompjuterik pranë MPB-së paraqiti kërcënime për jetën dhe sigurinë e gjykatësit t[ Gjykatës kushtetuese drejtuar nga S.I. përmes rrjetit social", qëndron në kumtesën e MPB-së.

Nga atje shtojnë se MPB menjëherë ndërmori masa adekuate dhe ky rast do të ndriçohet në afat sa më të shpejtë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR