• e enjte, 27 qershor 2024

MPB: Dy aksione të suksesshme të nëpunësve policorë në shpëtimin e personave

MPB: Dy aksione të suksesshme të nëpunësve policorë në shpëtimin e personave

Shkup, 5 shkurr 2023 (MIA) - Ditën e djeshme në ora 16.23 minuta në SPB Manastir, K.R. (22) nga Shkupi ka kërkuar ndihmë për shkak se së bashku me bshkëshorten e tij në rrugë nga përmendorja “Sliva” në drejtim të Liqenit të Krushevës, me automjetin “dacia” me targa regjistrimi të Shkupit kanë ngecur në reshjet e dëborës. Nëpunës policorë të Njësisë Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Krushevë kanë kryer konrollime në teren dhe në ora 16:35 minuta në vendin e quajtur “Tushot” personat janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç njofton MPB-ja, ë datën 04.02.2023 në ora 15:35 në SPB Tetovë është denoncuar se dy persona të mitur nga Shkupi kanë qenë në objekt te ski-ashensori në Kodrën e Diellit dhe për shkak mjegullës së dendur dhe erës së fortë nuk kanë pasur mundësi të zbresin.

"Nëpunësit policorë të Njësisë Policore Kodra e Diellit në bashkëveprim me Ratrak kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe rreth orës 16:20 minuta të miturit janë gjetur, janë pranuar dhe janë sjellur në qendër të lokalitetit në gjendje të mirë shëndetësore", theksohet në kumtesën e MPB-së. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR