• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB do të kontrollojë 500 funksionarë për kundërvajtje potenciale

MPB do të kontrollojë 500 funksionarë për kundërvajtje potenciale

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se MPB do t’i kontrollojë informacionet për 500 funksionarë për të cilët ekzistojnë indikacione se kanë bërë diçka që nuk është në përputhje me rregullat ligjore në kuptim të dëshmive adekuate të cilat nuk korrespondojnë me procedurat e nevojshme ligjore. 

Toshkovski e deklaroi këtë pas pyetjes nëse MPB do ta kontrollojë certifikatën për gjuhën angleze të drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, për të cilën ekzistojnë informacione se nuk është e vlefshme. Ai theksoi se MPB do të veprojë në përputhje me rregullat ligjore dhe se janë ndërmarrë veprime në disa procedura. 

“Në periudhën e kaluar MPB ka ndërmarrë veprime procedurale në disa procedura, ato janë si veprim përfundimtar i veprimeve të mëparshme para hetimore që kanë zgjatur shumë më tepër se dhjetëra ditë. Kështu që mendoj se do të veprojmë brenda kufijve të kompetencave tona, tha ai në një deklaratë për media pas konferencës së sotme për media në SHGM me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve.

Lidhur me pyetjen nëse vlerëson se Hristovski duhet të japë dorëheqje, ministri u përgjigj se vlerëson se, siç tha “nuk duhet të hyj në atë pjesë”. 

Prokurori shtetëror publik, Lupço Kocevski, konfirmoi se kanë arritur kallëzime anonime kundër Hristovskit, të cilët janë bashkuar në një lëndë dhe do të jenë mjet i hetimit. 

“Javën e kaluar në PTHP kanë arritur kallëzime anonime kundër drejtorit të tanishëm të ASK-së. Ata janë bashkuar në një lëndë dhe PP do të veprojë. Në këtë moment nuk mund tu japim kurrfarë informacione duke pasur parasysh se kallëzimet sapo janë ndarë, gjegjësisht i janë dhënë një prokurori të caktuar publik”, deklaroi prokurori shtetëror publik. 

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK), Bojan Hristovski, është nën hetime për shkak të akuzave se certifikata e tij për gjuhën angleze është falsifikuar. Sipas informacioneve, Hristovski posedon certifikatë TOEFL të dhënë nga një qendër joekzistuese e provimeve në Plovdiv të Bullgarisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR