• e mërkurë, 20 nëntor 2024

MPB: Alarmet për kinse vendosje të mjeteve shpërthyese  në disa shkolla në Shkup dhe Prilep janë të rreme

MPB: Alarmet për kinse vendosje të mjeteve shpërthyese  në disa shkolla në Shkup dhe Prilep janë të rreme
Shkup, 15 shkurt 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme sonte njoftoi se pas kontrolleve të bëra është konfirmuar se alarmet për  kinse vendosje të mjeteve shpërthyese  në disa shkolla në Shkup dhe Prilep janë të rreme.
 
"Në orën 18:30 janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat ​​e Shkupit dhe Prilepit pas porosive të pranuara në adresa elektronike me kërcënime për vendosje të mjetit shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme", njoftoi MPB.Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, njofton Ministria, policia ka marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve, ndërsa pastaj janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet e kontrolleve antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme. fc/
 
Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR