Moti sot me diell me temperatura deri 36 gradë, mot i paqëndrueshëm gjatë fundjavës
- Moti sot do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:36, 15 gusht, 2025
Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 11 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri 36 gradë.
Në Shkup, do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriorë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 18, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri 36 gradë.
Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, gjatë ditëve të fundjavës do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për dukuri lokale të paqëndrueshmësirë së izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Në dy ditët e para të javës së ardhshme moti do të jetë pjesërisht me vranësira, në shumë vende i paqëndrueshmë me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për stuhi lokale me erëra të forta dhe breshër të izoluar. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s