Moti me diell dhe shumë nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare
- Moti sot do të jetë me diell dhe shumë nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasditës dhe të mbrëmjes do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa vende në formën e një stuhie afatshkurtër me erëra të forta dhe paraqitje të izoluar të breshërit.
Shkup, 6 korrik 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasditës dhe të mbrëmjes do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa vende në formën e një stuhie afatshkurtër me erëra të forta dhe paraqitje të izoluar të breshërit.
Siç informojnë nga DPHM temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 32 deri 40 gradë.
Në Shkup me diell dhe shumë nxehtë, pasdite me vranësira të lehta deri në mesatare jostabile. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.
Nesër dhe të martën moti do të jetë shumë i nxehtë me temperaturë ditore në disa vende edhe mbi 40°C. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të jostabilitetit. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore më e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Të mërkurën, dhe veçanërisht të enjten, për shkak të depërtimit të një mase ajri më të freskët nga veriu, do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturës gjatë ditës. Do të fryjë erë e fortë veriore, dhe do të ketë reshje shiu të herëpashershme kryesisht në pjesët veriore. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s