Mot me vranësira të ndryshueshme, me temperaturë deri në 33 gradë
- Moti sot paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë.
- Post By Sara Ademi
- 07:22, 12 shtator, 2025
Shkup, 12 shtator 2025 (MIA) - Moti sot paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 gradë.
Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), të shtunën në pjesët juglindore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të shkurtër dhe bubullimave të rralla. Të dielën në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa vende me procese më intensive në formë të stuhisë. Shi lokal do të ketë edhe të hënën paradite, ndërsa pastaj do të fillojë stabilizimi i motit. sa/
Foto: MIA