• e hënë, 13 maj 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli

Shkup, 31 korrik 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli. Do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe vetëtima. Përgjatë Vardarit do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 28 deri në 35 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira mesatare me erë të përforcur veriore. Temperatura minimale do të ulet në 20 ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 32 gradë Celsius.

Që nesër pason periudhë e motit të qëndrueshëm me erë jugore dhe me rritje të temperaturave.

QËNDRONI TË LIDHUR