• e diel, 01 shkurt 2026

Mot me vranësira me shi lokal, në pjesët malore me borë

Mot me vranësira me shi lokal, në pjesët malore me borë

Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët të përkohshëm lokal, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta do të ketë borë të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga shtatë deri në 11 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët të përkohshëm. Temperatura minimale do të bie në pesë gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 10 gradë.

DPHM informon se do të vazhdojë periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore të borës. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë nesër kur të shndërrohen në borë dhe në disa nga vendet më të ulëta. sa/

Foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR