• e hënë, 01 korrik 2024

Mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu

Mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira, duke filluar nga pjesët veriperëndimore dhe veriore me reshje të përkohshme të shiut, të cilat gjatë ditës do të zgjerohen gjithkund. Të reshurat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të ndjekura me bubullima të rralla, ndërsa në disa vende do të bien mbi 20 litra në metër katror. Paradite do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa pasdite dhe kah fundi i ditës erë e përforcuar veriperëndimore, veçanërisht përgjatë Vardarit.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri në 20 gradë.

Në Shkup mot me vranësira, që nga mëngjesi me reshje shiu, kohë pas kohe të rrëmbyeshme. Pasdite do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu. Temperatura minimale do të bie në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 gradë.

Siç informojnë nga DPHM, stabilizim kalimtar të motit do të ketë të enjten. Nga e premtja pasdite nën ndikim të valës së re të lagësht dhe më të ftohtë do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në pjesët më të larta malore me reshje të dëborës. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR