• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me vranësira me periudha me diell, pasdite reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima

Mot me vranësira me periudha me diell, pasdite reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima

Shkup, 12 maj 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me diell. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të dendura të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Siç informojnë nga DPHM-ja, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme në pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR