Mot me vranësira dhe periudha me diell, nga e mërkura shi
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Drejt fundit të ditës, vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura minimale sot do të lëvizë nga 3 deri në 11, ndërsa ajo maksimale nga 16 deri në 22 gradë Celsius.
- Post By Ramize Qamili
- 07:16, 13 tetor, 2025
Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Drejt fundit të ditës, vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura minimale sot do të lëvizë nga 3 deri në 11, ndërsa ajo maksimale nga 16 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup, mot i ngjashëm me temperatura minimale prej 8 dhe maksimale deri në 20 gradë Celsius.
Deri të martën do të mbajë moti i qëndrueshëm me temperatura ditore nën mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa nga e mërkura, nën ndikimin e masës ajrore të lagështisë, përsëri priten reshje lokale. Temperaturat gjatë ditës do të bien për disa gradë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s