• e diel, 06 tetor 2024

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare

Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë  Hidrometeorologjike (DPHM), periudha e motit stabil dhe të thatë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me rritje të temperaturave, të cilat në gjysmën e parë të javës së ardhshme do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR