• e diel, 22 shtator 2024

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në pjesët perëndimore kushte për shi lokal

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në pjesët perëndimore kushte për shi lokal

Shkup, 21 shtator 2024 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Nga orët e mesditës në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi lokal. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 20 deri 27 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 26 gradë.

Nga DPHM informojnë se nesër kryesisht në pjesët perëndimore të vendit do të ketë paraqitje të shiut. Pastaj moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura ditore do të jetë në rritje të lehtë graduale. 

Në mes të javës priten vranësira kalimtare të shoqëruar me reshje lokale të shiut dhe kushte për bubullima. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR