• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe temperatura maksimale deri 37 gradë

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe temperatura maksimale deri 37 gradë

Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, pasdite në pjesët perëndimore, herë pas here erë e fortë nga perëndimi, ndërsa përgjatë Vardarit nga drejtimi verior.  

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri 37 gradë.

Në Shkup, do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillim të moderuar të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, pasdite kohë pas kohe erë e fortë veriore.

Temperatura minimale do të bie deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 36 gradë. 

Deri të enjten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me kushte për paraqitje të paqëndrueshmërisë lokale me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri herë pas here e fortë veriore, ndërsa temperatura ditore do të bie. Nga e premtja pritet rritja graduale e temperaturave. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR