• e enjte, 04 korrik 2024

Mot me diell me vranësira mesatare në pjesët veriore

Mot me diell me vranësira mesatare në pjesët veriore

Shkup, 1 tetor 2023 (MIA) - Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla, ndërsa kryesisht në pjesët veriore me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Vardarit (ku në disa vende do të ketë shpejtësi edhe mbi 60 kilometra në orë). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 23 deri 30 gradë. 

Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 27 gradë. 

Nga DPHM njoftojnë se do të vazhdojë periudha e motit kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë me mëngjese të freskëta dhe me vranësira mesatare të përkohshme. 

"Sot dhe të hënën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Të enjten dhe të premten do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për shi afatshkurtër lokal", informojnë nga DPHM. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR