Mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare
- – Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në disa vende do të ketë kushte për reshje të lehta lokale të shiut.
- Post By Fitore Curri
- 07:26, 16 mars, 2026
Shkup, 16 mars 2026 (MIA) – Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në disa vende do të ketë kushte për reshje të lehta lokale të shiut.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 18 gradë.
Në Shkup, paradite mot me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë.
Të martën dhe të mërkurën paradite do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë më të vëllimshme. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura e ditës do të ketë tendencë të rënies. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s