Mot me diell me temperatura deri në 34 gradë
- Moti sot do të jetë me diell dhe pak më i freskët me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë.
- Post By Sara Ademi
- 09:20, 22 qershor, 2025
Shkup, 22 qershor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe pak më i freskët me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 34 gradë.
Moti në ditët në vijim do të jetë stabil, kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa nga DPHM paralajmërojnë edhe rritje të temperaturave. sa/
FOTO: Arkivi