• e hënë, 08 korrik 2024

Mot me diell me temperaturë deri 37 gradë, po vjen vala e nxehtësisë në vend

Mot me diell me temperaturë deri 37 gradë, po vjen vala e nxehtësisë në vend

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 29 deri 37 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 35 gradë. 

Moti në ditët e ardhshme do të jetë nën ndikimin e valës së nxehtësisë. Vijon periudhë e motit stabil dhe shumë të nxehtë me rritje të dukshme të temperaturës. 

Nga e mërkura temperaturat në pjesën më të madhe të vendit do të jenë mbi 35 gradë, ndërsa diku do të kalojë edhe 40 gradë dhe do të jetë aktive faza portokalli e rrezikut nga temperaturat e larta. Temperatura e mëngjesit në Shkup dhe në pjesët jugore nuk do të bie nën 20 gradë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR