Mot me diell dhe me vranësira të vogla lokale, temperatura deri 36 gradë
- Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe me vranësira të matura lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 30 deri 36 gradë. Vlera e UV indeksit do të jetë 8.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:55, 1 gusht, 2023
Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe me vranësira të matura lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 30 deri 36 gradë. Vlera e UV indeksit do të jetë 8.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë 35 gradë.
"Deri të premten moti do të jetë stabil me erë të dobët deri mesatare jugore dhe me rritje të temperaturës. Të shtunën në orët e pasdites priten reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e përforcuar jugore, ndërsa të dielën nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturave", thonë nga DPHM. ab/
Foto: МIА arkivi