• e hënë, 08 korrik 2024

Mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare

Mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, më të mëdha në pjesët lindore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 22 gradë Celsius.

Edhe në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell do të mbizotërojë deri në mëngjesin e së shtunës. Nesër dhe të shtunën do të fryjë erë e fortë juglindore e cila do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturës së mëngjesit dhe të ditës. Pasditen e së shtunës dhe të dielën kryesisht në viset perëndimore të vendit do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu, vende-vende rrebesh, me shtrëngata të rralla. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR