• e shtunë, 22 mars 2025

Mot me diell dhe me vranësira mesatare, temperatura deri në 20 gradë

Mot me diell dhe me vranësira mesatare, temperatura deri në 20 gradë

Shkup, 22 mars 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë ditës vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, njofton DPHM.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin nga -4 deri në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë në 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore.

Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.

Siç njofton DPHM, duke filluar nga dita e nesërme do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht të ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në nivel lokal reshjet do të jenë të rrëmbyeshme. Procese veçanërisht intensive priten gjatë javës së ardhshme kur do të bjerë një sasi më e madhe shiu, mbi 20 litra për metër katror. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë dhe herë pas here e fortë jugore me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR