• e martë, 06 gusht 2024

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira lokale

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira lokale

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në rajonet malore në verilindje do të ketë kushte për shi afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 22, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 30 deri 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8. 

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 35 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me paraqitje lokale të vranësirave dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore, më e shprehur përgjatë Vardarit. Në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR