• e diel, 06 tetor 2024

Mot me diell dhe i nxehtë me temperatura deri në 39 gradë

Mot me diell dhe i nxehtë me temperatura deri në 39 gradë

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 33 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 39 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të ketë periudhë të motit shumë të nxehtë, me temperatura ditore mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të arrijë deri në 40 gradë. Pasdite kryesisht në zonat malore do të ketë paraqitje të izoluar të motit jostabil me reshje të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR