• e martë, 06 gusht 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare lokale

Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare lokale

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, më të shprehur përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 30 deri 38 gradë Celsius. UV-indeksi do të ketë vlerë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36 gradë Celsius.

DPHM për ditët e ardhshme parashikon mot me diell dhe të ngrohtë, me paraqitje të vranësirave gjatë pasdites dhe me erë të dobët deri mesatare veriore, më të shprehur përgjatë Vardarit.

"Posaçërisht në fund të javës së punës në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të të reshurave dhe bubullimave të rralla", kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR