• e premte, 05 korrik 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë, nga nesër shi

Mot me diell dhe i ngrohtë, nga nesër shi

Shkup, 1 prill 2024 (MIA) - Moti sot në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri në 29 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës do të fryjë erë herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 28 gradë.

Vazhdon periudha e motit me diell dhe të ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Paraditen e së martës do të ketë rritje të vranësirave me kushte për reshje të dobëta lokale shiu dhe rënie të lehtë të temperaturave gjatë ditës.

QËNDRONI TË LIDHUR