• e premte, 04 tetor 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë, nga e hëna me shi

Mot me diell dhe i ngrohtë, nga e hëna me shi

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 22 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.

Gjatë fundjavës, siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe relativisht i ngrohtë. Pasdite do të ketë reshje lokale të shkurtra shiu me bubullima të rralla.

Të shtunën do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga drejtimi jugperëndimor.

Të hënën nën ndikimin e valës së re të lagësht dhe më të ftohtë do të ketë reshje shiu, vende-vende më të bollshme, erë e fortë dhe rënie të temperaturës. Në pjesët malore dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR