• e hënë, 01 korrik 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri 29 gradë

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri 29 gradë

Shkup, 6 prill 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar në pjesët lindore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 29 gradë.

Siç bënë të ditur nga DPHM, në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 28 gradë.

Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit me diell dhe të ngrohtë me paraqitje të vranësirave të përkohshme mesatare. Të dielën në shumë vende do të fryjë erë e mesme deri e përforcuar veriore. Ndryshim i motit me reshje lokale të shiut pritet në mes të javës së ardhshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR