• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot kryesisht i vranët me periudha me diell dhe erë e lehtë deri në mesatare

Mot kryesisht i vranët me periudha me diell dhe erë e lehtë deri në mesatare

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, në disa vende në pjesët perëndimore me erëra të fuqishme nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 3, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri në 16 gradë. 

Në Shkup mot pjesërisht i vranët me periudha me diell, do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 13 gradë. 

Nga e marta deri të shtunën, siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Reshje më të dendura të shiut priten të enjten, ndërsa në malet më të larta do të ketë kushte për reshje bore. Të martën dhe të mërkurën do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga jugu, ndërsa në ditët në vijim nga drejtimi verior. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR