• e martë, 02 korrik 2024

Mot i vranët me periudha me diell

Mot i vranët me periudha me diell

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell veçanërisht pasdite. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fortë nga veriu, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 4 deri në 13 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu. Temperatura minimale do të bie në -2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Pas vranësirave të sotme të përkohshme, vijon periudha e motit stabil dhe të thatë me rritje të temperaturave. Dukshëm më ngrohtë do të jetë të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme.  

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR