Mot i paqëndrueshëm për fundjavë me shi të rrëmbyeshëm lokalë, bubullima dhe erë të fortë
- Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshëm, nesër pasdite, gjatë natës dhe të dielën në mëngjes moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:45, 29 gusht, 2025
Shkup, 29 gusht 2025 (MIA) - Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshëm, nesër pasdite, gjatë natës dhe të dielën në mëngjes moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima.
Vende-vende, siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie me shi më të rrëmbyeshëm dhe në një kohë të shkurtër do të bien mbi 20 litra për metër katror, me erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe breshër të izoluar.
Në Shkup, nga fundi i ditës dhe gjatë natës, mori do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, në pjesë të luginës në formë të një stuhie.
Foto: Arkivi i MIA-s