• e shtunë, 31 gusht 2024

Mot i ndryshueshëm, pasdite jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

Mot i ndryshueshëm, pasdite jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, me reshje të kohëpaskohshme të shiut të rrëmbyeshëm dhe me bubullima, posaçërisht pasdite kur destibilitete do të ketë në disa vende, lokalisht dhe në formë të stuhisë me reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, erë të fuqishme dhe breshër, kumtoi DPHM. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri 33 gradë. UV indeksi do të jetë 6.

Në Shkup dhe rrethinë do të ketë mot të ndryhsueshëm dhe jostabil, posaçërisht pasdite kur në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për paraqitje të motit të lig me reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, erë të fuqishme dhe breshër. Temperatura minimale do të zbresë deri 18, ndërsa maksimalja do të arirjë deri 31 gradë.

Deri nesër moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, me rehsje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima. Proceset do të jenë më intensive dhe në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, kohë pas kohe si mot i lig lokal me reshje më të rërmbyehsme të shiut. Nga e diela do të ketë më shumë periudha me diell dhe dukuri të rrallë të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullimave, kryesisht në rajonet malore. Më freskët gjatë ditës do të jetë sot dhe nesër, ndërsa më pas temperaturat gradualisht do të jenë të ngritje.

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR