Mot i ndryshueshëm me vranësira, temperaturat deri 16 gradë
- – Moti sot do të jetë me vranësira dhe i qetë, pasdite dhe gjatë natës me kushte për reshje të dobëta shiu. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -1 deri 4, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri 16 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 09:31, 8 mars, 2026
Shkup, 8 mars 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë me vranësira dhe i qetë, pasdite dhe gjatë natës me kushte për reshje të dobëta shiu. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -1 deri 4, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri 16 gradë.
Në Shkup, mot kryesisht i vranët me periudha afatshkurtra të diellit dhe kushte për paraqitje të shiut të dobët lokal. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, të hënën paradite do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të dobëta lokale të shiut. Nga e marta pritet periudhë e motit të qëndrueshëm, me mundësi për paraqitje të mjegullës së mëngjesit në lugina. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s