• e shtunë, 28 shtator 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës

Mot i ndryshueshëm me vranësira, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, e cila në disa vende do të përforcohet, njoftuan nga DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 10 gradë.

Të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite me reshje të shiut, ndërsa në male të borës. Reshjet në disa vende do të jenë më të mëdha.

Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e fuqishme veriore dhe reshjet do të kalojnë në borë edhe në vendet më të larta, ndërsa temperaturat kudo do të bien. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR