Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të dendura në pjesët lindore ku do të bien mbi 15 litra në metër katror. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 17 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 07:32, 4 prill, 2025

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të dendura në pjesët lindore ku do të bien mbi 15 litra në metër katror. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 17 gradë.
Edhe në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.
Sipas paralajmërimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me kushte për paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme.
Të dielën, do të ketë paraqitje të masës së ftohtë ajrore nga veriu dhe reshje të shiut, ndërsa në male dhe në vendet më të larta të borës.
“Do të fryjë erë e fuqishme veriore, temperaturat dukshëm do të bien dhe reshje të borës priten edhe në disa vende më të ulëta. Të hënën në disa vende do të bie borë e dobët, ndërsa temperaturat e mëngjesit në disa vende do të jenë negative”, njoftoi DPHM. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s