• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

Shkup, 27 mars 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me më shumë reshje shiu, paraqitje të bubullimave dhe erës së përforcuar, njofton DPHM-ja. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri 20 gradë Celsius. 

Në Shkup, moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa pjesë të luginave moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të ulet deri 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 18 gradë. 

DPHM-ja njofton se pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me më shumë reshje të shiut, për një kohë të shkurtër mbi 20 litra për metër katror, ​​paraqitje të stuhisë dhe erërave të forta, mbi 70 kilometra në orë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR