• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ngrohtë, pasdite shi i mundshëm i rrëmbyeshëm

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ngrohtë, pasdite shi i mundshëm i rrëmbyeshëm

Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 6 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri në 29 gradë Celsius.

Edhe në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 27 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me erë mesatare jugperëndimore. Nën ndikimin e valës së re të lagësht, gjatë fundjavës do të ketë reshje shiu, lokalisht në formë stuhie me reshje më të dendura shiu mbi 30 litra për metër katror, ​​të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta. Temperaturat ditore do të jenë në rënie.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR