• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar

Mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar

Shkup, 2 korrik 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar, paralajmërojnë nga DPHM.

Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 20, ndërsa ajo maksimale prej 25 deri 32 gradë. 

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, përkohësisht jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për mot të keq afatshkurtër. Temperatura minimale do të bie deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë. 

Të hënën do të ketë stabilizim kalimtar të motit. Të martën pasdite kryesisht në pjesët perëndimore, ndërsa të mërkurën në disa vende përsëri moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitje të motit të keq. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR