Mot i ligë dhe breshër në provincën Xhiangsi në Kinën lindore, humbën jetën shtatë persona
- - Moti i ligë dhe breshëri vrau shtatë persona në provincën kineze lindore Xhiangsi këtë javë, më shumë se 800 duhej të zhvendoseshin dhe ishte shkaktuar dëm i konsiderueshëm material, njoftuan sot mediat kineze.
- Post By Fitore Curri
- 12:53, 3 prill, 2024

Pekin, 3 prill 2024 (MIA) - Moti i ligë dhe breshëri vrau shtatë persona në provincën kineze lindore Xhiangsi këtë javë, më shumë se 800 duhej të zhvendoseshin dhe ishte shkaktuar dëm i konsiderueshëm material, njoftuan sot mediat kineze.
Katër persona humbën jetën në motin e ligë të dielën në Nançang, kryeqytetin e provincës.
Në raport nuk është bërë e ditur kur dhe ku humbën jetën tre personat e tjerë, ndërsa edhe një fortunë e fuqishme dje la disa persona të bllokuar në një shtëpi të rrënuar në atë qytet.
Sipas raportit paraprak, 11 persona janë hospitalizuar.
Moti i ligë ka dëmtuar rreth 5.700 hektarë kultura bujqësore në provincën Xhiangsi. fc/
Fotografia: EPA