• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot i keq i shoqëruar me breshër, shi dhe erë ka përfshirë fshatrat nga komuna Nagoriçani i vjetër

Mot i keq i shoqëruar me breshër, shi dhe erë ka përfshirë fshatrat nga komuna Nagoriçani i vjetër

Kumanovë, 24 korrik 2023 (MIA) - Mot i keq i shoqëruar me breshër, erë të fortë dhe reshje intensive dje kanë përfshirë fshatrat nga komuna Nagoriçani i vjetër, Kanarevë, Cvillance, Bajllovcë, Breshkë, Alincë dhe të tjera, kumtuan sot autoritetet.

"QRMK Kumanovë në ora 21:02 ka dorëzuar informatën në QKM se rreth orës 16:10 deri në ora 16:30 në një zonë të komunës Nagoriçani i vjetër në disa fshatra ka pasur stuhi elementare, fillimisht breshër i thatë në madhësinë e një veze, toka është zbardhur për dhjetë minuta, e më pas reshje të dendura shiu të përcjella me erë të fortë, kumtoi QKM.

"Komisioni do të dalë në teren për të kryer inspektim në dëmet e mundshme të shkaktuara nga zjarri i djeshëm", deklaroi nënkryetari i komunës Nagoriçani i vjetër, Boban Cvetanovski.

Ai theksoi se akoma mbërrijnë informacione në Komunë. ls/ 

Foto: Printskrin rrjete sociale të banorëve të komunës Nagoriçani i vjetër. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR