• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot i freskët me shi të përkohshëm dhe erë veriore

Mot i freskët me shi të përkohshëm dhe erë veriore

Shkup, 25 maj 2025 (MIA) - Moti gjatë ditës pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, më të rrëmbyeshme në pjesët juglindore - mbi 25 litra në një metër katror. Sinoptikët paralajmërojnë erë mesatare deri në të përforcuar veriore - mbi 70 kilometra në orë, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temepratura minimale pritet të jetë në interval prej 8 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, moti në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës përkohësisht e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 gradë.

Sipas parashikimit, nesër pritet të ketë stabilizim kalimtar të motit dhe të fryjë erë e përforcuar veriore - mbi 70 kilometra në orë, veçanërisht përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore.

Në ditët në vijim, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Temperaturat e ditës do të jenë në rritje graduale. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR