• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mosmarrëveshje mes anëtarëve të Komisionit hetimor për Onkologjinë rreth konkluzioneve

Mosmarrëveshje mes anëtarëve të Komisionit hetimor për Onkologjinë rreth konkluzioneve

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Anëtarët e Komisionit hetimor për Onkologjinë në seancën e sotme nuk mund të bien dakord për konkluzionet e punës së deritanishme për përcaktimin e përgjegjësisë politike.

Kryetarja e Komisionit hetimor për skandalin në Onkologji, Rashela Mizrahi, në seancën e sotme ka bërë të ditur se për shkak të shkeljes së parimeve kushtetuese, mosveprimit në përputhje me kompetencat e parapara me ligjet në fushën e sistemit shëndetësor, si dhe shkeljet e rregulloreve pozitive nga aktet nënligjore, me të cilin rregullohen organizimi, funksionimi dhe kontrolli në institucionet shëndetësore, përgjegjësinë politike për skandalin në ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji është vërtetuar tek ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, drejtori i atëhershme mjekësor dhe ekonomik i Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, drejtoresha e atëhershme Irina Sotirova Bukova, drejtorët e atëhershëm të FSSH Stevo Kërtsevski dhe Faton Ahmeti.

Pas prezantimit të këtyre konkluzioneve nga Mizrahi, kanë reaguar deputetët e LSDM-së, të cilët theksuan se nuk pajtohen me këto konkluzione sepse, siç thanë ata, janë konkluzione vetëm të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Ata kanë treguar se do të kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Komisionit hetimor, Rashela Mizrahi.

Pastaj, Mizrahi dha pushim për një orë.

Mizrahi, duke i shpjegur konkluzionet, theksoi se dokumenti kryesor që i konstaton parregullsitë në punën e Klinikës së Onkologjisë është raporti e Entit shtetëror të auditimit për vitin 2021, raport, i cili siç theksoi, ESHA si institucion i autorizuar e ka shpallur publikisht në prill të vitit 2023, ndërsa i cili që gjstë hartimit u është prezantuar personave drejtues në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe drejtorëve në ISHP Klinika për Radiopterapi dhe Onkologji.

Mizrahi informon se mandati i këtij Komisioni hetimor duhet të mbarojë me 3 dhjetor. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR