• e hënë, 23 dhjetor 2024

Moska pretendon se numri i viktima të Ukrainës ka tejkaluar 900.000 që nga fillimi i luftës

Moska pretendon se numri i viktima të Ukrainës ka tejkaluar 900.000 që nga fillimi i luftës

Moskë, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e armatosura të Ukrainës kanë pësuar më shumë se 900.000 viktima, duke përfshirë të vdekur dhe të plagosur, nga fillimi i luftës para 1.000 ditëve.

Sipas llogaritjeve të Ministrisë, vetëm këtë vit humbjet e Ukrainës tejkaluan ato nga dy vitet e para të konfliktit së bashku, ndërsa humbjet e përgjithshme të Kievit arrijnë 906.500 të vdekur dhe të plagosur.

DPA theksoi se shifrat e viktimave në konfliktet e tilla në përgjithësi nuk mund të kontrollohen në mënyrë të pavarur. As Moska as Kievi deri tani nuk zbuluan numra të saktë në lidhje me humbjet e tyre.

Duke i'u referuar burimeve të armatës dhe inteligjencës amerikane "Nju-Jork Tajms" së fundmi raportoi se deri tani janë vrarë 57.000 ushtarë ukrainas. Kjo shifër thuhet se është afërsisht gjysma e viktimave ruse.

NATO-ja i vlerëson humbjet ruse në mbi 600.000 të vdekur dhe të plagosur, ndërsa burimet e inteligjencës perëndimore raportojnë për 200.000 të vdekur dhe 400.000 të plagosur në radhët ruse.

Qeveria ukrainase, gjithashtu publikoi listën e saj, duke theksuar se mbi 722.000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR