• e hënë, 23 dhjetor 2024

Moskë: Ukrainasit e kanë sulmuar Luganskun

Moskë: Ukrainasit e kanë sulmuar Luganskun

Lugansk, 13 prill 2024 (MIA) - Të paktën dy shpërthime kanë ndodhur në Lugansk, qytet nën okupimin rus, shkruan "Ukrainska pravda".

Në rrjetet sociale janë publikuar disa inçizime, ku shihet tym që ngritet mbi vendin e sulmit.

Rusët informuan se shpërthimet kanë ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve. Informatat e para tregojnë se bëhet fjalë për sulm raketor.

"Sipas informatave të para, ushtarët ukrainas kanë gjuajtur dy raketa të tipit 'Storm Shadow' drejt Luganskut", deklaroi një funksionar anonim i Republikës së vetshpallur Popullore Lugansk për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Rusët njoftojnë se ky është sulmi i parë ndaj qytetit nga maji i vitit trë kaluar. bsh/

Foto: Internet sktrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR