• e enjte, 04 dhjetor 2025

Moskë: Ekziston ideja për takim mes Lavrovit dhe Rubios, por marrëveshje ende nuk është arritur

Moskë: Ekziston ideja për takim mes Lavrovit dhe Rubios, por marrëveshje ende nuk është arritur

Moskë, 21 tetor 2025 (MIA) - Takimi i mundshëm midis ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe sekretarit të shtetit amerikan Marko Rubio kërkon përgatitje paraprake, tha sot zëvendësministri i jashtëm rus Sergej Rjabkov.

"Nuk mund të shtyjmë diçka që nuk është dakorduar. Nuk e konfirmuam atë që shkruan disa burime perëndimore dje. Nuk e përcaktuam qartë as kohën dhe as vendin për një takim të tillë. Ekziston një ide për mbajtjen e këtij takimi", tha Rjabkov.

Ai theksoi se po punohet në përgatitjet për takimin e Lavrovit dhe Rubios dhe konfirmoi se shefi i diplomacisë ruse dje ka biseduar me homologun e tij amerikan në lidhje me atë temë. Ai të hënën deklaroi se në takimin e mundshëm të Lavrovit dhe sekretarit shtetëror amerikan në rend dite pritet të jenë çështja ukrainase, marrëdhëniet dypalëshe dhe agjenda ekonomike. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR