• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mosad kumtoi se Hamasi e ka refuzuar ofertën për armëpushim

Mosad kumtoi se Hamasi e ka refuzuar ofertën për armëpushim

Jerusalem, 14 prill 2024 (MIA) - Agjencia izraelite e intelengjës Mosad kumtoi se Lëvizja palestineze Hamas e ka hedhur posht propozimin e ri për armëpushim, të prezantuar para një jave në Kajro nga ndërmjetësuesit.

"Refuzimi i ofertës, e prezantuar nga SHBA-ja, Egjipi dhe Katari tregon se lideri i Hamasit në Rripin e Gazës, Jahja Sinvar nuk dëshiron marrëveshje humanitare ose kthim të pengjëve", thuhet në kumtesën e Mosadit, të publikuar nga kabineti i kryeministrit izraelit.

"Sinvar vazhdon t'i shfrytëzojë tensionet me Iranin me qëllim që ta përshkallëzojë konfliktin në rajon", shtohet në kumtesë, së publikuar disa orë pas sulmit masiv nga Teherani, i cili lansoi më shumë se 300 dronë dhe projektilë kundër Izraelit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR