• e diel, 22 dhjetor 2024

Moravjecki: Polonia më nuk i dërgon armë Ukrainës

Moravjecki: Polonia më nuk i dërgon armë Ukrainës

Varshavë, 21 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri polak Mateush Moravjecki mbrëmë deklaroi se vendi i tij më nuk i dërgon armë Kievit, pasi do të përqëndrohet në armatimin e vet.

Ai këtë e deklaroi disa orë pasi Varshava "urgjentisht" e ka thirrur ambasadorin ukrainas në shenjë proteste për shkak të deklaratave të presidentit Vollodimir Zelenski, i cili e ka kritikuar Poloninë dhe disa vende tjera në KB për shkak të embargos për grurin ukrainas.

"Më nuk dërgojmë kurrfarë arme në Ukrainë, pasi ne po përqëndrohemi në armatimin tonë me armën më bashkëkohore", tha Moravjecki, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për përkrahjen ushtarake dhe humanitare të Polonisë për Ukrainën edhe krahas konfliktit me grurin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR